Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë sot, më 14 tetor, çmimi i naftës dhe i benzinës do të ulet me 6 lekë për litër.
Pas ndryshimit të ri, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 213 lekësh për litër, ndërsa për tregtimin me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 201 lekë për litër.
Edhe benzina do të ketë çmim më të ulët. Ajo do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 190 lekësh për litër, ndërsa çmimi me shumicë do të jetë jo më shumë se 178 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur mund të vendosen ndryshime të tjera në varësi të ecurisë së çmimeve të karburanteve.
Vendimi vjen në kuadër të masave për monitorimin dhe kufizimin e përkohshëm të çmimeve të naftës dhe nënprodukteve të saj në tregun shqiptar.
- Delegacioni i BE-së reagon për protestën e studentëve: Të shmanget përshkallëzimi i tensioneve - 14/10/2026
- Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak - 14/10/2026
- Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel - 14/10/2026