Bashkëkryetari i Partisë Socialiste i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i ftuar në “Real Story” ka shpjeguar në detaje kriteret, që sipas tij janë përdorur si argumente për të bërë bashkimin e disa bashkive.
Ai theksoi se çdo bashki teorikisht është mirë që të ketë një bazë urbane.
“Duhet të ndërlidhemi që secila bashki teorikisht është kirë kur është e mundshme të këtë një bazë urbane, sepse i jep mundësinë krijimit të ekonomisë”, tha ai.
Gjatë shpjegimit në studio, Mazniku mori disa shembuj, të cilët sipas tij tregojnë se elementi i bashkimit
“Elementi i bashkimit sjell një seri avantazhesh. I pari, sjell përqendrim të mundësive ekonomike, së dyti sjell përqendrim të kapaciteteve administrative.
Ne nuk mbajmë dot zyrë urbanistike të mirë në Elbasan, Përrenjas, Belsh dhe Cërrik.
Rrisim numrin e shërbimeve dhe rrisim mundësinë për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian”, tha ai.
- “Pse del gjithmonë pa pantallona në skenë?”, Jennifer Lopez tregon reagimin e të birit ndaj veshjeve të saj provokuese - 25/11/2026
- Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon - 25/11/2026
- Rreziqet që kërcënojnë vlerat e antifashizmit shqiptar - 25/11/2026