24.1 C
Tirana
26 / 09 / 2026

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Nuk ka ende një komunikim zyrtar, por Manchester City është shpallur fajtor për 114 akuza nga 115 në total për parregullsi financiare sipas asaj që publikoi ‘The Athletic’ dhe kjo mund të sjellë një sanksion të rëndë që shkon nga gjoba e majme financiare e deri te penalizimi i rëndë me pikë që do të zbriste Citizens në Championship e madje edhe me përjashtim nga Premier League.

Nëse do të ketë sanksione për Manchester City, klubet më të rëndësishme evropiane do të hidhnin sytë nga ylli i kësaj skuadre, Erling Haaland.

Në çdo media është ngritur pyetja se çfarë do të ndodhë me norvegjezin në rast se Manchester City do të bjerë në Divizionin e dytë të futbollit anglez, por edhe pse nuk ka asgjë konkrete në këtë moment, gjithçka tregon se Haaland do të ishte një mundësi konkrete merkatoje për gjigandët e Kontinentit të Vjetër mes të cilëve edhe Barcelona e Reali i Madridit.

Edhe pse Haaland ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Citizens deri në 2016 dhe duke ditur që nuk ka asnjë klauzolë të zgjidhjes së saj, është e qartë se nëse Manchester City do të dalë nga Premier League do të ishte objektivi madhor i skuadrave që mund t’ia lejojnë vetes të bëjnë shpenzime të mëdha. Por gjithsesi për të gjithë këtë duhet pritur ende.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x