Byroja federale e hetimit bëri me dije se po heton një shkelje të raportuar të sistemit të saj pasi një grup hakerash pretendoi se kishte vjedhur informacione të ndjeshme për mijëra punonjës të agjencisë.
Grupi me emrin Shiny Hanters pretendon se mbrëmjen e së hënës ka hyrë në serverat e FBI-së duke marrë në zotërim të dhënat private të rreth 38 mijë punonjës, përfshi edhe të atyre që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e agjencisë hetuesve. – Kemi emrat, rolin, numrin e kartës identifikues dhe detajet personale.
Përfshi adresat, numrat e telefonave dhe informacione për bashkëshortet e çdo agjenti, u shprehën Shiny Hunters, një grup hakerash ndërkombëtar që besohet se u krijua në Francë. Hakerat gjithashtu I dhanë një javë kohë agjencisë për të korrigjuar ato që i cilësuan pretendime të rreme ndaj tyre, pasi FBI I cilësoi në maj të këtij viti aktorë kërcënimi që shpesh përdorin pretendime të vërteta ose të ekzagjeruara për zotërimin e informacioneve të ndjeshme ose personale për të përfituar pagesa nga viktimat.
Grupi paralajmëroi se do të publikonte të dhënat e FBI-së nëse kjo e fundit nuk përmbushte kërkesën e tij. Kriminelët ndërkohë kanë nisur të kontaktojnë gazetarë duke iu dërguar mostra ose screenshots-e të të dhënave të vjedhura. Sipas agjencisë së lajmeve Rojters, disa nga këto të dhëna përmbajnë detaje për detyrat e dhëna zyrtarëve të FBI-së si ato kundër spiunëve kinezë, inteligjencës ruse dhe karteleve të drogës.
- Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim - 24/09/2026
- Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën! - 24/09/2026
- Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë… - 24/09/2026