Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka thënë se asnjë verdikt nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi i përkasin një kapitulli të lavdishëm të historisë së Kosovës.
Pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gashi tha se të njëjtit, për popullin shqiptar, janë dhe mbeten çlirimtarë. Sipas tij, beteja me Specialen do të vazhdojë edhe në apel.
Reagimi i Afrim Gashit:
“Në kohën kur liria e Kosovës dhe paqja e stabiliteti i rajonit ishin ende një ideal për të cilin duhej luftuar, ata patën guxim të angazhohen dhe ta marrin mbi vete përgjegjësinë historike për ta sjellë lirinë te populli i tyre.
Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon.
Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë, ndërsa beteja për drejtësi vazhdon. Andaj, sot është dita të qëndrojmë bashkë, me dinjitet e qetësi dhe të dëshmojmë se mendjet dhe zemrat tona janë pranë çlirimtarëve dhe familjeve të tyre. Sepse Kosova e lirë ishte beteja më e vështirë dhe ata e fituan. Sepse Kosova e lirë është dëshmia e atij brezi që guxoi ta ëndërronte lirinë dhe njëkohësisht ngushëllimi që duhet të na mbajë të fortë përballë vendimit të sotëm dhe sfidave të tjera”.
- PS rrëzoi kërkesën për magjistratët, Bardhi: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve! E përdorni Kushtetutën si letër higjienike - 17/09/2026
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, reagon kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë - 17/09/2026
- “UÇK, UÇK!”- Djali i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit priten me ovacione në aeroportin e Prishtinës! Endrit Thaçi: Gjykatë kriminale! - 17/09/2026