20.6 C
Tirana
17 / 09 / 2026

𝗝𝗒 𝗑’π—˜π— π—‘π—œπ—‘ π—§π—˜π— !

Nga Migjen Kelmendi

E kisha propozue slloganin π‘±π’–π’”π’•π’Šπ’„π’† 𝒏𝒐𝒕 π‘·π’π’π’Šπ’•π’Šπ’„π’” (DrejtΓ«si jo PolitikΓ«), si sllogan qΓ« duhej me e ndjek procesin qΓ« nisi me u zhvillue n’HagΓ« ndaj liderΓ«ve tΓ« rezistencΓ«s sΓ« armatosun kundΓ«r ushtrisΓ« dhe policisΓ« sΓ« MiloΕ‘ević’it. Ishte sllogan i njoftun, qΓ« zakonisht pΓ«rdorej nΓ« rastet kur dyshohej nΓ« drejtΓ«si.

Sot, gjashtΓ« vjet ma vonΓ«, nΓ« momentin e leximit tΓ« verdiktit tΓ« trupit gjykues, kryetari i trupit gjykues Charles L. Smith III, e vuni theksin jo nΓ« drejtΓ«si, po nΓ« – letΓ«rsi (sic!)

Me zellin e nji shkrimtari amator, gjykaci Smith III, eklipsoi detyrΓ«n qΓ« e kishte me e dokumentue dhe lidhΓ« VeprΓ«n me Kryesin e VeprΓ«s, pΓ«rtej Γ§do dyshimi tΓ« bazuem, dhe kohΓ«n ma tΓ« madhe e shpenzoi nΓ« pΓ«rshkrime tΓ« detajeve si, “thojtΓ« e nxjerrun…dhambtΓ« e thyem…ftyra tΓ« mbulueme me gjak…fΓ«mi dhe nana tΓ« burgosuna….” PΓ«rmendi shifra me tΓ« torrturuem e tΓ« vramΓ« qΓ« duheshin me tΓ« trandΓ« e jo bindΓ«, tue e arsyetue verdiktin jo me fakte pΓ«rtej Γ§do dyshimi tΓ« bazuem, por me emocionalitet dhe shastisje.

Nji trup gjykues qΓ« e arsyeton vendimin tue nxitΓ« emocione e jo tue vendosΓ« drejtΓ«si, e ka vnue nΓ« pikΓ«pyetje tΓ« madhe kredibilitetin e kΓ«saj gjykate.

Pika kulmore e krejt kΓ«saj drame juridike, ishte leximi i verdiktit “nΓ« emΓ«n tΓ« popullit”, qΓ« krijoi pΓ«rshtypjen finale se tanΓ« kohΓ«s kemi qenΓ« mbrenda nji procesi kafkian, arsyetue me detaje, me nxitje emocionesh e me tronditje. Me gjuhΓ«n e cila duhej jo me tΓ« bindΓ« nΓ« drejtΓ«si, po me tΓ« tmerrue.

KΓ«shtu sllogani DrejtΓ«si jo PolitikΓ«, perpetuoi nΓ« DrejtΓ«si jo LetΓ«rsi.

JO N’EMNIN TEM!

Artikujt mΓ« tΓ« kΓ«rkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x