Italia në zi. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italiane dhe evropiane.
Gjatë gjithë jetës së saj, ajo u shqua për angazhimin e palodhur në mbrojtjen e të drejtave të grave, lirive civile dhe çështjeve kryesore ndërkombëtare.
Për dekada me radhë, Bonino u bë simbol i betejave sociale, e njohur gjerësisht për protestat, rezistencën dhe grevat e saj të urisë. Karriera e saj shtrihej nga aktivizmi i hershëm për të drejtat e njeriut e deri te pozicionet më të larta drejtuese në diplomacinë dhe institucionet e shtetit Italian, shkruan “Reuters”.

Përveç angazhimit politik, ajo mbeti gjithmonë besnike parimit të autonomisë personale.
Në një intervistë për revistën Vanity Fair, ku kishte folur për konceptin e saj mbi jetën dhe vdekjen, Bonino kishte nëvizuar rëndësinë e të drejtës për të vendosur vetë:
“Nuk mendoj kurrë për vdekjen. Por sigurisht që kam bërë testamentin biologjik dhe e di se, kur të vijë momenti, dua të vendos vetë. E lirë deri në fund”, ishte shprehur ajo.

Emma Bonino do të kujtohet si një nga zërat më të fortë të reformizmit, e cila i kushtoi jetën mbrojtjes së lirive individuale, barazisë gjinore dhe shtetit të së drejtës.

- “Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE - 24/11/2026
- “Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale - 24/11/2026
- “Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në… - 23/11/2026