Është Rybakina-Sabalenka finalja e femrave në Us Open.
Tenistja bjelloruese ka siguruar kalimin në aktin final të turneut amerikan, pasi mundi në gjysmëfinale amerikanen Jessica Pegula me rezultatin 7-5, 6-2.
Sabalenka mund të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në New York. Në renditjen botërore ajo është parakaluar nga kazakja Elena Rybakina, e cila kaloi në finalen e Us Open, duke mundur amerikanen tjetër Coco Gauff pas 3 setesh, me rezultatin 3-6, 6-4 dhe 6-4. Ishte një gjysmëfinale më e luftuar se e para.
Në finalen çift te meshkujt do të ndeshen dyshja e përbërë nga britaniku Neal Skupski dhe amerikani Chris Harrison ndaj asaj gjermane me Tim Puetz dhe Kevin Krawietz.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Mijëra drita në qiellin e Nju Jorkut, kështu përkujtohet 25-vjetori i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit (Video) - 11/09/2026
- Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork, mund të jem më i hapur për negociatat - 11/09/2026
- Një çerek shekulli nga “11 Shtatori”, Presidenti Begaj përkujton sulmet që tronditën globin: Amerika i tregoi botës se nuk mposhtet nga asgjë - 11/09/2026