Luhen sonte në mbrëmje 8 sfidat e rradhës në Champions ku më së shumti emocionet do të jenë në stadiumin “San Siro” në orën 21:00, ku ekipi kuqezi i Milanit do të kërkojë patjetër kualifikimin dhe për këtë duhet të kalojë skuadrën e Salzburg me minimalisht një pikë të fituar në këtë përballje. Juventus luan kundër PSG në një ndeshje pa histori pasi skuadra italiane ka mbetur jashtë kompeticionit europian. Siparin e mbrëmjes së sotme në orën 18:45 do ta çelin 2 sfida respektivisht: Real Madrid – Celtic dhe Shakhtar Donetsk – Leipzig.
Ndërsa në orën 21:00 do vijojnë gjashtë sfidat e rradhës: Milan – Salzburg, Chelsea – Dinamo Zagreb, Copenhagen – Dortmund, Juventus – PSG, Maccabi Haifa – Benfica dhe Manchester City – Sevilla.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026