Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e heq nga goja fjalën “luftë” kur vjen puna tek përmendja e Kosovës.
Ai njoftoi se pret të bisedojë të hënën dhe të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit i dërgoi një letër me ankesa lidhur me tërheqjen e KFOR-it nga ura kryesore e Ibrit, për hapjen e saj për qarkullim, si dhe për vendosjen e policisë së Kosovës në manastirin e Deçanit.
“Do të vazhdoj të këmbëngul dhe të luftoj për popullin serb në Kosovë dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Nuk po them se do të kem sukses 100%, por besoj se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të më dëgjojë pasi ta lexojë letrën”, tha Vuçiç.
Presidenti serb shtoi se është në kontakt të rregullt me shefin e aleancës së fuqishme ushtarake. Vuçiç më herët i dërgoi një letër kreut të NATO-s, me ekzagjerime të shumta dhe larg realitetit, me pretendimin se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po masakron minoritarët serbë.
- Real Madridi “mbush arkat” me akademinë, ja strategjia e Florentino Perez - 22/08/2026
- Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës - 22/08/2026
- “Palestina po fshihet”, 100 ish-diplomatë britanikë dhe francezë akuzojnë Izraelin për spastrimin etnik dhe kërkojnë sanksione - 22/08/2026