Zjarret vazhdojnë të godasin disa vende evropiane. Reshjet kanë ndihmuar operacionet në Belgjikë, ndërsa në Greqi janë vënë nën kontroll flakët që shkaktuan dy viktima.
Një ushtar humbi jetën në Spanjë dhe pesë zjarrfikës u plagosën në Portugali. Reshjet e shiut kanë lehtësuar operacionin kundër zjarrit më të madh të regjistruar në historinë moderne të Belgjikës. Flakët kanë shkatërruar rreth 3 mijë hektarë në parkun High Fens, pranë kufirit me Gjermaninë.
Rreth 500 zjarrfikës dhe ushtarë janë angazhuar në terren, ndërsa Gjermania ka dërguar dy helikopterë ushtarakë. Autoritetet gjermane evakuuan banorët e dy rrugëve pranë kufirit. Në Greqi janë shuar në pjesën më të madhe dy zjarret në ishullin Salaminë, pranë Athinës.
Dy persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë u evakuuan me mjete lundruese. Për shkak të erërave të forta, flakët u përhapën brenda vetëm shtatë minutash. Në Francë, kryeministri Sébastien Lecornu u prit me protesta në fshatin Le Porge, ku një zjarr shkatërroi 183 banesa muajin e kaluar. Ndërkohë, 250 të evakuuar në rajonin Landes janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre. Një ushtar humbi jetën gjatë operacionit kundër një zjarri të madh në Aragon të Spanjës.
Qindra banorë janë evakuuar, ndërsa flakët kanë kërcënuar edhe një manastir një mijëvjeçar. Në Portugali po luftohet me disa vatra pranë kufirit spanjoll. Pesë zjarrfikës mbetën të plagosur lehtë pasi automjeti i tyre u përfshi nga flakët.
- Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë - 06/10/2026
- “Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh! - 06/10/2026
- Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, zbardhet paketa e re e Komisionit Evropian, ja çfarë përmban - 06/10/2026