Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar ashpër sulmet ajrore ruse ndaj Kievit, duke i cilësuar ato si “mizori të tmerrshme”, pasi të paktën 17 persona humbën jetën gjatë një nate tjetër bombardimesh në kryeqytetin ukrainas.
“Edhe një herë zgjohemi me lajmet për mizoritë e tmerrshme të kryera nga Rusia përmes sulmeve të saj ajrore ndaj Ukrainës. Rusia duhet të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar”, deklaroi Von der Leyen.
Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian planifikon të përdorë të ardhurat e krijuara nga asetet e ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën.
“Po i vëmë në dispozicion Ukrainës edhe 1.4 miliardë euro të tjera nga këto të ardhura. Kjo do të mbështesë rezistencën e vazhdueshme të Ukrainës përballë luftës së paligjshme të Rusisë”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026