Ky është shansi i fundit për Iranin, më pas vjen kapitullimi. Është ky ultimatumi i presidentit Amerikan, Donald Trump, lëshuar në drejtim të Teheranit për të pranuar atë që ekipi i tij ka hedhur në tryezën e negociatave.
“Mendoj se ndoshta do të arrijmë një marrëveshje. Por dua t’u jap atyre edhe mundësinë e fundit përpara se të ndërmarrim atë që unë e quaj ‘goditje vendimtare’. Është shumë e vështirë të bëjmë atë që kemi planifikuar dhe që mbetet ende në plan. Do të shohim çfarë do të ndodhë.
Është një vendim jashtëzakonisht i vështirë. Jam shumë krenar për faktin se u jap njerëzve një shans. Një sulm i tillë do të ishte një hap shumë i madh dhe, sinqerisht, do të preferoja të mos e ndërmerrja.
Kemi kryer edhe më parë sulme të mëdha, por ato ishin pjesë e operacioneve të zakonshme ushtarake. Shpresoj që ata të reflektojnë, sepse, pas asaj që ka ndodhur, ata nuk mund të kenë armë bërthamore. Shpresoj që të vijnë në vete.”
Megjithatë, Irani ka mohuar çdo negociatë aktuale me SHBA-në dhe një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem ka kërcënuar anijet amerikane që marrin pjesë në bllokadën e porteve.
CNN raporton se qëllimi i Teheranit në bisedimet aktuale me Omanin “është të vendosë marrëveshje të përkohshme”, që zgjasin deri në tre muaj, ku Irani mund të kontrollojë një rrugë detare përmes ngushticës së Hormuzit.
Një anije mallrash raportohet se ka humbur energjinë pasi është goditur nga një predhë e panjohur në rrugën ujore herët këtë të martë.
Ushtria Amerikane ka shteruar një pjesë të madhe të rezervave të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe të drejtuara me precizion gjatë luftës pesëmujore me Iranin, thanë për Reuters tre persona të njohur me çështjen, duke ngritur shqetësime në lidhje me gatishmërinë e ushtrisë për konflikte të ardhshme.
- Parlamenti italian miraton marrëveshjen strategjike me Shqipërinë me 149 vota pro - 04/08/2026
- Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore - 04/08/2026
- “Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat - 04/08/2026