35.6 C
Tirana
03 / 08 / 2026

Irani përgënjeshtron Trump: Nuk ka bisedime me SHBA-në

Ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ekzistojnë bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, duke hedhur poshtë deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë tha se negociatat mes dy vendeve do të nisin të hënën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se nuk ka plane për të pritur një delegacion amerikan dhe as për të dërguar një delegacion iranian në SHBA.

Ai shtoi se diskutimet me Omanin vijojnë vetëm për çështjen e një korridori të ri detar në Ngushticën e Hormuzit, i cili do të përfshijë korsi hyrëse dhe dalëse për lundrimin.

Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump vazhdon të shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke deklaruar se negociatat me Teheranin do të fillojnë të hënën dhe se një zgjidhje diplomatike është pranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x