Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj lirohet nga burgu. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur t’ia lehtësojë masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.
“Kërkuesi, i pandehuri Ilir Beqaj me datë 30.07.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së paraburgimit dhe shuarja e masës së sigurimit “arrest në burg”; lirimi i menjëhershëm; subsidarisht caktimi i një mase më të butë sigurimi.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin nr. 550, datë 31.07.2026, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës. 2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Ilir Beqaj me anë të vendimit me Nr. 65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, për shkak të kalimit të afatit të paraburgimit. 3. Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Ilir Beqaj. 4. Urdhërohet i pandehuri Ilir Beqaj të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në ****, Rruga ****, Pallati ****, sheshi **** ap. ****. 5.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ilir Beqaj nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale. 6. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi. 7. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në vendimin e GJKKO.
Ai u arrestua në 4 korrik 2024 për abuzimin me fondet e SASPAC. Beqja u mor i pandehur nga SPAK, ku u hetuan abuzimet me fondet e kësaj agjensie, që koordinonte fonde të BE-së.
Atij iu komunikua në përfundim të hetimeve se i janë ngritur 4 akuza, ajo e përfshirjes në korrupsion gjatë drejtimit të kësaj agjensie, mosdeklarimit të pasurisë, mashtrim me pasoja të rënda dhe shkelje të barazisë në tendera.
Bashkë me Beqajn, të pandehur në këtë dosje janë marr edhe 7 persona të tjerë.
Hetimet për këtë çështje, nisën në shtator 2023, kohë kur SPAK vuri në përgjim njerëz të afërt të ish-ministrit. Sipas SPAK, përgjimet treguan sesi nëpërmjet faturave fiktive, fonde të kësaj agjensie kanalizoheshin drejt një restoranti.
Ilir Beqaj i fundit i ka mohuar akuzat e SPAK në disa reagime publike dhe qëndron në qeli që prej 4 Korrikut 2024.
- Rama: Mbrojtja e Samitit të NATO-s ku do të jetë edhe Trump, do të bëhet me dronë “Made in Albania” - 31/07/2026
- Dosja e SASPAC, lirohet nga burgu Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie - 31/07/2026
- Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti - 31/07/2026