34.5 C
Tirana
30 / 07 / 2026

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin drejt Shqipërisë, por Gjykata e Apelit e Selanikut ka marrë vendimin.

Gjykata e Apelit e Selanikut, kërkon të ekzekutojë vendimin për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Shqipërisë, pas akuzave për pastrim parash dhe drogë.

Gjatë seancës dëgjimore në gjyq, ai i mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin e tij, duke pretenduar se po persekutohej politikisht për shkak të aktiviteteve të tij në biznes. Mediat greke shkruajnë se ai ka shprehur frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Shtufi, i cili është mes rreth 20 biznesmenëve të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, u ndalua nga autoritetet greke pas një operacioni ndërkombëtar që lidhet me hetime për pastrim parash dhe trafik droge.

53-vjeçari u gjet dhe u arrestua në qershor në një hotel në Selanik nga oficerët e policisë të Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas informacioneve nga INTERPOL-i.

Pas arrestimit, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij, ndërsa pala greke po shqyrton kërkesën në përputhje me legjislacionin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të bashkëpunimit juridik.

Emri i tij është pjesë e një dosjeje të gjerë hetimore të SPAK, e cila përfshin persona të dyshuar për përfshirje në rrjete kriminale dhe pastrim të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare dhe greke janë në koordinim për hapat e mëtejshëm ligjorë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x