Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur edhe njëherë retorikën e tij nacionaliste, duke theksuar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Një mesazh ky i përcjellë drejt kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura serbe gjatë ceremonisë së diplomimit në Banjicë.
“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe ta mbrojmë atë shenjtëri, pa prekur askënd, pa sulmuar askënd dhe pa kërcënuar askënd”, deklaroi Vuçiç duke sulmuar hapur edhe njëherë marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Ai tha se ky pakt është kundër Serbisë.
“Ata po formojnë aleanca kundër nesh në rajon. Ne i kemi kuptuar këto lëvizje dhe kemi filluar të bëjmë atë që është e nevojshme.
Në një kohë kur e drejta ndërkombëtare nuk po respektohet dhe Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë.”, u shpreh Vuçiç ndërsa nderoi kadetët më të dalluar të Akademisë Ushtarake, duke u dorëzuar shpatat e oficerëve me dedikim.
- Zgjidhet Presidentja e Kosovës/ Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula kryetarja e shtetit pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në minutat e fundit - 07/10/2026
- Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro - 07/10/2026
- Ismail Lulani, kumtuesi i epshit të ngjyrave shpuese dhe poetikës shprehëse në pikturën shqiptare - 07/10/2026