31.3 C
Tirana
23 / 07 / 2026

“Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot

Në një prononcim për mediat, në hyrje të Parlamentit ku po protestohet nga qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje për shkrirjen e Parlamentit.

Berisha hyri në Kuvend nga porta e Kalasë së Toptanit, i shoqëruar nga Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.

“Parlamenti mblidhet në rrethim! I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen rrugë për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë. Çdo akt tjetër është fund e krye i pavlerë. Ndaj dhe ne kërkojmë sot vetëshpalljen, shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është, them edhe njëherë, i vetmi vendim i drejtë që parlamenti mund të marrë sot”, tha Berisha për gazetarët.

Kreu i PD-së nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse është gati për të djegur mandatet.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x