Përplasje të dhunshme kanë ndodhur para Parlamentit, teksa pritet të nisë seanca plenare.
Qindra protestues kanë bërë thirrje “Arrestoni Ramën” dhe “Qeveri e krimit” teksa kanë ‘harruar’ parrullën që i ka mbajtur prej rreth dy muajsh në shesh ku kërkohej edhe arrestimi i Sali Berishës. Ndërsa nuk ka munguar as sllogani i Ballit Kombëtar, “Shqipëria e shqiptarëve, Vdekje tradhtarëve”.
Protestuesit kanë sulmuar fillimisht gardhin metalik dhe më pas kanë qëlluar drejt Policisë me vezë dhe gurë. Nga këto sulme ka mbetur i plagosur të paktën një efektiv. Nga ana tjetër forcta e rendit i janë përgjigjur me ujë me presion.
Qarkullimi mbetet i bllokuar para Parlamentit ndërsa protestuesit kanë sulmuar edhe disa makina deputetësh. Më saktë, ato të ligjvënësve socialistë që kanë guxuar të shkojnë në Parlament nga hyrja kryesore.
Ndërkohë, duke ndarë pamjet e një polici të gjakosur, Tauland Balla shkruan:
Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit.

- “Të shkrihet Kuvendi”, Berisha: Ky është i vetmi vendim i drejtë që Parlamenti mund të marrë sot - 23/07/2026
- Sondazhi i IRI-t: Vetëm 33% nuk shohin asnjë arritje të qeverisë - 23/07/2026
- Protestuesit ‘harrojnë’ Berishën! “Luftë” me ujë e gurë para Parlamentit. Plagoset një efektiv! Balla: Gjaku i shtetit… - 23/07/2026