Është zbardhur agjenda e mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e cila do të zhvillohet të premten në Pallatin e Brigadave.
Sipas agjendës së shpërndarë deputetëve, fjalën do ta marrë fillimisht kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit.
Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare.
Në përfundim të mbledhjes, fjalën përmbyllëse do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

- Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet - 21/07/2026
- Rama mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë! Zbardhet agjenda e takimit, ja çfarë pritet të ndodhë të premten! - 21/07/2026
- Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! - 21/07/2026