31.3 C
Tirana
03 / 07 / 2026

Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ishte i pranishëm këtë të premte, 3 korrik, në Kryesinë e Kuvendit, ku raportoi në Komisionin e Ligjeve.

Braho, sqaroi se transferimi i çështjeve drejt SPAK-ut nuk është një vendimmarrje përfundimtare dhe e pakontestueshme. Sipas tij, çdo dosje shqyrtohet fillimisht nga një gjyqtar, i cili verifikon kompetencën dhe vendos nëse çështja duhet të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme.

“Në pamje të parë, transferimi i çështjeve duket i paankimueshëm, por nuk është i paankimueshëm, sepse për çdo çështje do të shkojë te një gjyqtar dhe gjyqtari është ai pastaj që verifikon se si ka qenë kompetenca, si është zbatuar dhe është gjyqtari paraprak që, nëse konstaton se çështja do të jetë në kompetencë të SPAK-ut, e transferon pastaj te Gjykata e Posaçme dhe është Gjykata e Posaçme që detyron Prokurorinë të vazhdojë hetimet, pikërisht ajo Prokurori. Pra, nuk është një vendimmarrje e paankimueshme”, tha ai.

Ai theksoi se mund të ketë raste kur një dosje i dërgohet SPAK-ut vetëm për shkak të përfshirjes së emrit të një zyrtari, por vendimi përfundimtar merret nga gjykata.

“Mund të ndodhë që mjafton të ketë një emër zyrtari në një dosje dhe vjen dosja në mënyrë të padrejtë në Prokurorinë e Posaçme apo për arsye të çfarëdoshme”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x