Marcus Thuram mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Suedisë, e vlefshme për fazën e 1/16-ve, pasi vazhdon të vuajë nga një problem në pulpën e këmbës.
Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi francez rrezikon të humbasë edhe këtë takim, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimi fizik që e detyroi të mungonte edhe në sfidën e mëparshme ndaj Norvegjisë.
Futbollisti i Interit ka zhvilluar stërvitje të diferencuar gjatë fundjavës. Edhe pse dëmtimi nuk konsiderohet serioz, stafi mjekësor i kombëtares franceze nuk dëshiron të marrë rreziqe të panevojshme me gjendjen e tij.
Megjithatë, Thuram ka udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Nju Jorkut, ku do të zhvillohet ndeshja. Seanca e fundit stërvitore pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të jetë i gatshëm të përfshihet në listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj Suedisë.
- Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar - 29/06/2026
- Sulmuesi në dyshim për sfidën ndaj Suedisë, Franca pa një prej “snajperëve” në ndeshjen vendimtare - 29/06/2026
- Analiza/ Albatros Rexhaj: Këta nuk duan reformë, këta duan pushtet - 29/06/2026