Nga Halil Matoshi
Detyra e Kryeministrit ose Kryeministër n’detyrë!?
Nata nisi me ni shfaqje madhështore idealizmi. Kur Kosova bâhej gadi për pavarësi, heroi ynë nxori në rrugë aktivistët e brumosun mirë me teoritë e revolucionit Trockist (të përhershëm.)
Synimi? Me e luftu Paketën e Ahtisaarit dhe vetë atë pamvarsi shtetnore që diqke për me u lé.
Dhe si në çdo dramë të fortë kombtariste, dikush duhet me e pagu faturën e gjakut.
Mon Balaj dhe Arben Xheladini u dërguen drejt e në kthetrat e dekës. si mish për top, për kauzën e madhe, absurde dhe boshe, të modelueme si sovranizëm, që doket si ni pavarsim ksenifob.
Pamvarsia u shpall, shteti u njoft nga 120 kombe, porse dy jetë të reja u flijuen thjesht për me ndërtu skenografinë e qëllimeve të mfshehta të Albin Kurtit.
Ni çmim i vogël për ni ego të madhe, kishin me thânë cinikët!?
Tëvona, si çdo përrallë moderne politike, gjithçka vazhdoi me ni rrenë të qepun tegel.
Tue shitë ni keqinformim epik mbi bisedimet me Serbinë. Sipas tyne, Kosova nuk ishte ndoni parajsë me flamingo, po me vorre masive; ni vend ku dëgjohej vetëm ziu i qyqes zâ aty-këtu. “Nuk kemi me bisedu kurrë me Serbinë pa i kthye të pagjetunit dhe pa i pagu dâmet e luftës!”, bërtiste në megafon “Trocki i Prishtinës’ që i thanë dikur Gulit (për flokët si të futbollistit holandez) me dëshpërim artificial, lideri i Vetëvendosjes, Kurti.
Dhe çfarë ndodhi?
Serbia natyrisht që nuk lëvizi as gishtin e vogël.
Por Albini popullor, ai vrapoi, u ul ne Borellin e Vučić-in e dikur me Laicak.
Me pasion nënshkruejti Marrëveshjen e Brukselit dhe sekuencimin e Ohrit. Dhe krejt në fund, si i çuem kllapie të gjatë e hipnotizuese, klithi me habi fëmijërore: “Kenka e keqe!?”
Me sa duket, ky âsht sekreti i Albinizimit: premto parime, nxit konflikte dhe në fund merr disa kmisha, rregullo keavaten e prano krejt çka kundërshtove!
2. Arti i dorzimit, “Zajednica” dhe nacionalsocializmi pa thoj
Por Albinizimi nuk ndalet me kaq; ai shkëlqen aty ku dështimi shitet si fitore gjeniale.
Kujtoni Këshillin e Evropës. Dera ishte e hapun, anëtarësimin po e merrte praktikisht falas. Duhej vetëm ni gjâ e vocerr: me e njoftë ni vendim të gjykates që, ironikisht, ishte gjykatë kosovare, për pronat e Manastirit të Deçanit.
Masi hëngri fjalët e veta dhe e nënshkroi, ra mu aty ku nuk pritej. Aleatët i thanë ta dërgonte draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (vetëm Kurti dhe Serbia zyrtare i thonë Zajednicë e komunave serbe) në Gjykatën Kushtetuese – po atë pjesë të marrëveshjeve të paraardhësve, që ky i kishte mallkue.
Por heroi ynë, sovranisti i madh, nuk i besoi gjyqësisë së shtetit të vet. Pse t’i besonte ni gjykate kosovare? E kishte ngritë “regjimi i përmbysun”.
Ashiqare edhe miqtë e tina ideologjikë, ata socialistët evropianë të salloneve, i pëshpëritën se drafti i BE-së për Asociacionin ishte i rrezikshëm. I primë nga ni mosbesim i fellë dhe inati patologjik ndaj institucioneve të shtetit të tij, Albini nuk e dërgoi në Kushtetuese. Pse? Sepse në levën e tij për të marrë pushtetin, ai vetë ia kishte ndërru emnimin dhe ia kishte fry kompetencat, tue e quajtun “Zajednicë” dhe “parashtet”. Si munej me i tregu popullit se “Zajednicën” që dikur e luftonte me gaz lotsjellës, tash po e paketonte vetë me fjongo euroeaniste?
Si ‘bonbonierat’ e kanaxheçeve ballkanike.
Kujtoni kohën kur Prishtina kallej flakë.
Nuk ishin ato protesta popullore për bukën e gojës, ose lirinë e mungueme, jo!
Ishin protesta të pastra ideologjike të aktivistëve të brumosun me të majten revolucionare.
Kur LDK-ja, me naivitet politik, i dha mundësinë e ni koalicioni, (2020) Albini zbatoi tabijatet e tij të preferueme: i poshtnoi partnerët publikisht, që më pas t’i akuzonte për tradhti.
Aty dha dëshminë e parë se ai nuk kërkon bashkëpunim apo partneritet, por nënshtrim.
Deri në dominim absolut mbi shoqninë kosovare.
Dhe ia doli. Erdhi në pushtet. Fuqishëm. Me ni makineri propagande që do ta kishte zili çdo regjim autoritar, ai krijoi ni frymë të re. E kombinoi me mjeshtri sentimentin e rrezikshëm nacionalist me idetë barazitare të së majtës – tue gatu ni lloj nacionalsocializmi deklarativ, pa thoj. Popullizëm qobanësh në ni orkestër fyllash.
Krejt në fund, kur ndodhi akti terrorist në Banjskë – i mbështetun hapur nga inkursioni i shtetit serb – Albini e zmbrapsi atë, falë informatave sekrete dhe mbështetjes së aleatëve. Por, në vend të ni reflektimi shtetnor, ai e ktheu gjakun e asaj nate në ni produkt të thjeshtë marketingu, të cilin vazhdon me e përdorë si ushqim elektoral nëpër fushata zgjedhore. Sepse për Albinizimin, çdo krizë, çdo sulm dhe çdo jetë e humbun âsht thjesht ni karburant ma shumë për motorin e tina të pushtetit.
3. Veriu si letër bixhozi dhe matematika e pastër e pushtetit
Dhe qe ku jemi sot, në aktin final të kësaj drame politike. Pasi i dështuan të gjitha premtimet e mëdha dhe kartat e parimeve, në duert e Kurtit ka mbetun vetëm ni letër e fundit bixhozi: Veriu i vendit.
Ni Veri ku ai sot âsht teknikisht i pranishëm, por politikisht krejtësisht i papranueshëm. Âsht i pranishëm me shtetrrethim, autoblinda dhe polici speciale, por i papranueshëm si vullnet politik i atyne që jetojnë atje.
Dhe cila âsht ideja e tina madhuere politike për me e zgjidhun këtë nyjë? Asni!
Thjesht nuk ekziston asni ide, përveç status-kuosë që prodhon vota, disa ndalesave inkursive të Serbisë dhe disa kazermave policore me hak, atje.
Sepse synimi i vërtetë i Albinizimit nuk âsht integrimi i Veriut, por detronizimi dhe zhbâmja totale e opozitarizmit brenda shpisë së vet. Për me e mbrri këtë, ja duel me e bâ nj shpikje monstruoze: e kombëtarizoi mendimin politik përmes spiunimit dhe paranojës.
Në Kosovën e sotme, nëse guxon të kesh ni mendim ndryshe nga zyra e kryeministrit, nuk je thjesht ni kritik – por ni anmik.
Bilanci i këtij xhonglimi cinik âsht ni kryevepër e matematikës elektorale: Dy vjet krejtësisht të hupta për Kosovën deri tash në sanksione, izolim e stagnim, por plot katër palë zgjedhje të fitueme rrast, për pushtet personal! Kosova munet me e hupë udhën, por Albini nuk e hupë pushtetin.
4. Eksporti i krizave, anmiqtë imagjinarë dhe përplasja e madhe e historisë
Pasi kreu punë me nënshtrimin e grupeve opozitare brenda Kosove, kryemjeshtri revolucionar ka kalu në nivelin tjetër të lojës: shmangien e zbatimit të Marrëveshjes me Serbinë.
Neglizhimin përmes xhonglimit taktik.
Sepse nëse zbaton Marrëveshjen, ia hanë kryet të vetët e magjepsun.
Dhe ai nuk ngritet ma politikisht.
Taktikat i ka gjeniale në thjeshtësinë ikonike të tyne: bâ numra, krijo cirk, por mos kryej asni punë të vlefshme në shtet, mjafton me siguru edhe ca vjetë të tjera mbi fronin e pushtetit në ni vend t’lemë nga shpresa e t’vramë ideologjie.
Por Kurti nuk ka strategji.
Për me e bâ këtë lojë edhe ma emocionuese, ai pos anmikut të brendshëm, ka fabriku ni anmik të ri të madh matanë oqeanit: Presidentin Donald Trump. Por meqë nuk ka guximin me e thanë këtë publikisht, ai gjen ni tabelë më të vogël qitje: shan dhe sulmon aleatin e Trump, Richard Grenell.
Plani i madh taktik?
Me msy konsumimin e plotë të mandatit të Trumpit (ai u flet besnikëve të vet se qysh Kosova âsht mirë mos me qenë fare në ‘radarib’ e Trump!?) tue u zvarritë, pa marrë asni përgjegjësi shtetnors e tue u justifiku me kinse mungesën e institucioneve të qëndrueshme ndërkombëtare. Dhe kur lodhet nga kjo skenë, lëshon perlën e tij të radhës me broçkulla pseudo-intelektuale: “Unë jam Kryeministër në detyrë e herë në detyrën e Kryeministrit”.
Vet shmanget, po i shtin minustrat palaqo me i thanë jo prohektit të gazit të kângt anerikan (LNG).
Tue u kamuflu mas ni projekti legjendar të dështuem që në epokën e Jugosllavisë (1988) atë të gazifikimit të linjitit, tue ligjeru qe gjeopolitikën mos me ja lânë të djathtes, sepse âsht aq e randsushme, Kurti përsdyti po luen buxhoz me aleatët rreth gjeopolitikës që mban erë gazi!?
Spari e pati thânë këtë ish aleatja e tij, Presidentja “e preme n’besë”, thuese politika âsht kategori kanunore.
Projekti i Vjosa Osmanit me LDK-në doli nga historia palavdishëm.
Turma, natyrisht, mbyll sytë dhe duertroket si e xhindosun.
E mafia energjetike e hemisferes proruse trashë qafen.
Por Albinizimi nuk mjaftohet me kaq.
Ai ka ndërsy ni ushtri të tânë me nacionalistë të vjetër e neo-enveristë të ri, bâmun tubë, nga të gjitha hapsinat shqiptare të ish-Jugosllavisë, për me luftu egërsisht kundër identitetit të veçantë kulturor dhe shtetnor kosovar. Misioni i tyne?
Me kthy shqiptarët prapt, në kohë te Rilindja Kombëtare e para dy shekujve, sikur shteti i Kosovës të mos kishte ndodhë kurrë.
Pasi shtypi narrativën e UÇK-së brenda vendit, tue goditë figurat ballore të saj “që kanë majtun pushkën në krah ni vjet” dhe që janë korrumptu deri n’asht, Kurti stigmatizo PDK-në dhe Aleancën, tue e shtri projektin e tij të kaosit edhe jashtë kufijve.
Hallakati dhe përçau faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut – atë që dikur lidhej rreth Arben Xhaferit dhe më pas Ali Ahmetit – vetëm për me kriju ni ‘Disposable Digital Prop’ – ni krijesë propagande për ni përdorim – “VLEN”, krejtësisht konfuze dhe impotente përballë politikës klerofashiste të VMRO-së.
E gjitha kjo, ndërsa në Prishtinë e shpall anmiqsor çdo mendim ndryshe dhe ushqen ni luftë të hapun kundër pushtetit të Edi Ramës në Tiranë.
Edi Rama, ka kriju profilin iluziv të Kurtit pa e njoftë historinë e ngjitjes së tij deluzive; e merr për inteligjent ni enverist të regjun. Fajin ua gjuen sallahaneve të VV-së. E nuk e di ose shtihavet kinse nuk e di që pa urdhnu lideri suprem. VV-istat s’guxojnë me çelë gojën.
E piknisht Albini ia ka bâ hazder sallahanën ku po bjen kryet e eDrames!?
Dhe qershia mbi tortë: nxitja e mërgatës panshqiptare kundër qytetarisë vendase në Kosovë. Ai ja u ka ngritun artificialisht decibelat e zânit në kupë të qiellit me një kuazi-patriotizëm të lirë e me fjalime pompoze, pa bâ asni gjâ t’hajrit për ta.
Si përfundim, kemi përplasjen ma brutale dhe absurde të historisë: ni mërgatë që dikur vuente gurbetin me e que n’kâmë Kosovën e mytun n’zjerm e hekur, ni mërgatë që nuk jeton në ajrin e ndotun e jetën jocilsore kosovare, përcakton fatin politik të 1.5 milionë rezidentëve.
Për me e kontrollu plotësisht këtë narrativë publike, ai ka riciklu elementë të degraduem majtistë nga provenienca e vjetër jugosllave dhe ajo e ish-Sigurimit shqiptar.
Me këtë ushtri fantazmash të së kaluemes, ai zotnon hapësinën publike kosovare, dhe tani, përmes propagandës dhe protestave – sado që të ushqyeme nga pakënaqësia legjitime ndaj ni nomenklature 35-vjeçare- po mësyn me e mjellë të njajtin kaos edhe në Tiranë.
Albinizimi nuk njeh kufij, kur vjen puna te etja për pushtet absolut.
Por synimi final, sado i msheft âsht shpërbamja kushtetuese (kujto Kustetutën e Weimarit) e shtetit kosovar, heqjen spari të lirisë së t’shprehunit, dikur heqjes së vetos së pakicës serbe në Kuvend (tue stigmatizu Listen Serbe si terroriste) dhe suprimimin e pikës 1.2 që e mânë gjallë shtetin kosovar!?
5. Koalicioni i absurdit dhe “Socialistët e Shampanjës” në Zvërnec
Dhe qe tek vjen finalja e madhe, ku cirku politik i Albinizimit msyn majat e veta surreale.
Për me majtun gjallë këtë makineri të madhe, përmes ni propagande të pastër leniniste, âsht kriju ni aleancë kundër imperialiste, që çmend edhe vetë logjikën formale: ni koktej i paimagjinueshëm ku bâhen bashkë pos qytetarëve t’oa informuem drejt, komuniteti LGBT, islami politik, antisemitët, ambientalistët që zhvasin fonde nga e djathta dhe shërbimet sekrete tradicionalisht anmiqsore ndaj shqiptarëve.
Ni lëkurë e vjetrueme gjarpni p’ej kauzash lara-lara, që nuk përdoren mâ as në shtetin d Malchizedekut* përveçse në laboratorin e tij të propagandës.
Në majë të kësaj piramide qindrojnë ata: Champagne Socialists (Socialistët e Shampanjës) të rrethit të Sorosit Junior.
Janë piknisht këta elitarë të salloneve që mbledhjet e tyne luksoze ua thërret vetë Pedro Sánchez, kryeministri aktual i Spanjës nga PSOE. Aty, nëpër ato salla luksoze ku pihet shampanjë e shtrenjtë dhe hahet kaviari (gauche caviar), ku kjahet Gaza e foltorja vlon nga gajasjet në fjalimet e zjarrta dhe histerike kundër Donald Trumpit. Të gjithë këta, të udhëhequna p’ej frymës së mikut të tij të ngushtë zviceran Cédric Wermuth e të mbledhun nëpër simpoziume si ai i George Papandreout në Greqi, e shohin botën si ni tabelë shahu për eksperimentet e tyne ideologjike.
Këta janë “revolucionarët” performues stalinistë!
Njerëz që në jetën e tyne reale kobtratën e parë të punës e kanë me Qeverinë se nuk e presin dot as macen nga përsheshi, por që nga kolltuqet e tyne komode e xhipat e blinduem me shumë gardista, marrin përsipër me mbrojtun kauza të mëdha globale.
Dhe ku përfundon i gjithë ky revolucion global anti-Trump dhe pro-leninist?
Përfundon tue ruejtun me patos qesharak biodiversitetin e ndoni Flamingoje apo bime në ni faqe të hupt shkâmi, në Zvërnec. Ni përfundim madhështor për ni mashtrim kaq të madh global!
6. Ramja e parashikueme e Ramës në humnerën albiniste
Në Zvërnec, mbi atë copë toke që e ndajnë flamingot dhe mushkat financiare, Albinizimi po shkruen kapitullin e tina ma cinik. Kurti, i rrethuem nga stalinistat e tina performativë si Gricourt, Hoxha, Mihali, Feraj dhe lpistrat e tjerë të pushtetit, po tenton me e blloku çdo përparim të Shqipnisë drejt BE-së në vitin 2030, tue shkatërru me këtë hov, aleancën me ShBA-në.
Bash qysh po bllokohet përparimi në Prishtinë.
Me luftë hibride kunder Ramës prishtinali!
Përralla me flamIngjet që bajagi po i vret familja Trump âsht thjesht perde timi.
Mas saj mshefet energjia elektrike e arealit prorus dhe analfabetët funksionalë – tip “Albatros” që krrokasin në rrjet. Ky nuk âsht revolucioni ekologik i koduem Flamingo; âsht Albinizim brutal.
Gjithçka financohet nga taksat e kosovarëve përmes tregut energjetik të Vuk Hamović-it dhe mentorohet nga elita e majtë evropiane;
Sa ironike që mërgata jonë mbron këtë rrjet, pa dashtun me e ditë se as Spanja e Pedro Sanchezit dhe as Greqia e Papandreut Junior nuk e njohin Kosovën për shkak të miqësisë me Serbinë.
Kur shqiptarët të kthejë kokën përmas, kanë ne e kuptu sherrin se Albin Kurti thjesht u ka vrâ të ardhmen tue ja u luhatë shqiptarëve besimin tek Amerika që i shpëtoi nga zhbâmja.
Tragjedia jonë sapo ka nisë, sepse ma e trishtuemja hala s’ka ndodhë:
“Nuk keni parë gjë akoma” – thojnë Mallakastritët!?
*Dominion of Melchizedek” (Dominioni i Melkizedekut) nuk âsht ni shtet i vërtetë, por ni mikroshtet fiktiv (mashtrim kibernetik), i cili në mars të vitit 1998 shpërndau me faks ni “letër njohje” për Republikën e Kosovës.
- ‘Neomalësorja’/ Demo: Mandati i përket PS, kompaktësia e grupit parlamentar është e padiskutueshme - 22/06/2026
- Kryetarja e PS Shkodër reagon ndaj Spiropalit: Pastrimi i partisë të nisë nga ty! - 22/06/2026
- KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027 - 22/06/2026