31.7 C
Tirana
18 / 06 / 2026

Zelensky paralajmëron Putin: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska juaj

“Sulmet e fundit ndaj Rusisë ishin një përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës, në veçanti sulmit në Lavrën e Manastirit të Shpellave në Kiev, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, keshtu ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, drejtuar presidentit rus.

Zelensky vlerësoi gjithashtu se këto sulme duhet t’u tregojnë rusëve se “vetëm një njeri”, presidenti rus Vladimir Putin, është përgjegjës për vazhdimin e luftës.

“Gjëja kryesore është se populli rus ka filluar të kuptojë se vetëm një njeri, Putin, po e zhvillon këtë luftë, ndërsa njerëzit e zakonshëm po paguajnë çmimin. Ne nuk e duam këtë luftë dhe nuk e kemi dashur kurrë. n Por nëse Ukraina digjet, atëherë do të digjet edhe Moska jote”, paralajmëroi presidenti ukrainas.

Gjatë natës, Moska u bë objektivi i sulmit më të madh ukrainas me dron në të paktën dy vjet. Guvernatori rajonal i Moskës, Andrei Vorobyov, tha se 16 persona u plagosën në sulmet ukrainase, të cilat shënjestruan, ndër të tjera, një rafineri të madhe.

Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas vlerësoi se SHBA dhe Evropa duhet t’i bëjnë presion homologut të tij rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x