Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, me temë “ Vizioni për të ardhmen e Eurorajonit Adriatiko-Jonian”.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Eurorajonit si një model të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe një shembull konkret të solidaritetit evropian, që për dy dekada ka afruar komunitetet, ka forcuar partneritetet dhe ka sjellë përfitime të prekshme për qytetarët.
Presidenti Begaj theksoi se, në kushtet e sfidave të reja gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe mjedisore, bashkëpunimi rajonal nuk është më një dimension dytësor i politikave publike, por një element i rëndësishëm i stabilitetit dhe zhvillimit evropian. Kreu i Shetit nënvizoi se rajonet që bashkëpunojnë janë më të afta të tërheqin investime, të mbrojnë mjedisin, të zhvillojnë infrastrukturën dhe të krijojnë mundësi të reja për qytetarët.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Eurorajonit në krijimin e urave të bashkëpunimit mes autoriteteve vendore e rajonale, universiteteve, institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile dhe sipërmarrjeve, duke e kthyer mbështetjen dhe mundësitë evropiane në përfitime konkrete për komunitetet lokale.
Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi se nisma të tilla ndihmojnë vendin jo vetëm në afrimin me standardet evropiane, por edhe në forcimin e kulturës së bashkëpunimit, koordinimit dhe solidaritetit, mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Evropian.
Kreu i Shtetit rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur çdo iniciativë që forcon lidhjet mes komuniteteve të rajonit dhe kontribuon në një hapësirë Adriatiko-Joniane më të zhvilluar, më të qëndrueshme dhe më konkurruese.
Presidenti i Republikës uroi Kryetarin e Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi për marrjen e kryesimit e Eurorajonit për një periudhë 5- vjeçare.
- Berisha e quan “rast unik”, por emri i tij dhe i familjarëve mbetet në listën “non grata” të DASH! Waiver-i është përdorur të paktën 60 herë - 12/06/2026
- Një ditë pas vendimit të DASH për Berishën, VanHorn në Kryesinë e Kuvendit - 12/06/2026
- “Do ta respektoj deri në fund kontratën që kam me shqiptarët”, Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike - 12/06/2026