Brazili ka bindur edhe në provën gjenerale përpara fillimit të kampionatit Botëror. Skuadra e Carlo Ancelotti-it fitoi 2-1 miqësoren kundër Egjiptit. Bruno Guimarães shënoi golin e parë për “Seleccao-n”, por avantazhi zgjati vetëm pak minuta.
Egjipti vendosi barazpeshën në minutën e 11-të me Zico-n. Golin e fitores për Brazilin e shënoi Endrick në fillimin e pjesës së dytë.
Gjermania ka fituar kundër Shteteve të Bashkuara me rezultatin 1-2. Vetëm 2 minuta lojë iu deshën Haverc-it për të zhbllokuar rezultatin e kësaj sfide.
Robinson barazoi për SHBA-të në minutën e 37-të pas një goditjeje nga këndi, ndërsa goli i Sane shërbeu për t’i dhënë fitoren ekipit të Nagelsman.
Lautaro Martinez udhëhoqi Argjentinën në fitoren 2-0 kundër Hondurasit. Kapiteni i Interit shënoi nga pika e penalltisë golin e avantazhit dhe asistoi golin e dytë për Giovanni Simeone.
Portugalia ka mundur 2-1 Kilin me golat Gonçalo Guedes dhe Fernandesh, ndërsa skenën e rrëmbeu Rafael Leao që u përfshi në një zënkë me kundërshtarin dhe u largua nga fusha e lojës me karton të kuq.
- “A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit - 07/06/2026
- Qytetarët protestojnë para Kryeministrisë me 10 kërkesa, shtohen edhe shëndetësia, arsimi, pensionistët - 07/06/2026
- Referuar sondazheve po ju sqaroj mbi të dhënat demografike të poliagjendeve rus, serb, grek, iranian, turk etj që kanë deportuar masivisht në protestë - 07/06/2026