Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri.
Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale nga kompleksi turistik Porto Montenegro, ku ka bërë krahasime mes zhvillimeve në rajon dhe perspektivës së Shqipërisë në rrugën europiane.
Rama e cilësoi Porto Montenegron si një “perlë” që, sipas tij, u zhvillua në Mal të Zi pasi nuk gjeti mbështetje në Shqipëri vite më parë.
“Na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, shkroi ai, duke iu referuar mundësive të humbura për investime dhe zhvillim.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësitë historike që ka përpara, duke iu referuar procesit të integrimit europian dhe zhvillimit ekonomik të vendit.
“Po tani s’bëhet llaf më. Ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prapë huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, u shpreh Rama.
- Presidenti Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e çlirimit: Kosova, dëshmi e gjallë se liria fitohet me sakrificë - 12/06/2026
- “S’ka negociata, por bujrum ejani shihni provat”, Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë, ju e keni marrë për kalë beteje - 12/06/2026
- Bejko: Berishës i është dhënë vizë, por nuk i janë hequr akuzat - 12/06/2026