Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë një shkëmbimin zjarri me armë me një person të shpallur në kërkim, ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Rama ka shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë, dhe shtoi se autori duhet të ndëshkohet maksimalisht.
“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër.
Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, shkruan Rama.
- Të rinjtë, më në qendër ideologjikisht dhe elektoralisht - 04/06/2026
- Ngjarja e rëndë në Maliq, kryeministri Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin - 04/06/2026
- Vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ në krye të detyrës/ Dalin fotot e policit të vrarë dhe të autorit të ngjarjes në Maliq - 04/06/2026