15.5 C
Tirana
19 / 05 / 2026

“COELA nuk ka sot një vendim për raportin e IBAR për Shqipërinë”, mediat: Do të jetë sërish në axhendën e së enjtes

Burime nga Brukseli bëjnë me dije për A2CNN se COELA nuk ka dalë sot me një vendim për Raportin e IBAR për Shqipërinë, që të enjten do të jetë sërish në axhendën e COELA-s.

Sipas BE, kanë mbetur ende ca shtete që nuk e kanë dhënë dritën jeshile për draftin. Një ditë më parë Këshilli i BE në një reagim për A2CNN, bëri me dije se: “Teksti i fundit duket i stabilizuar, por është plotësisht në dorën e presidencës të vendosë nëse nevojiten ndryshime shtesë për të kënaqur të gjitha shtetet anëtare dhe për të arritur unanimitetin pas mbledhjes së nesërme”.

Tani në tryezë është drafti final, që sipas burimeve diplomatike ka ndryshuar shumë nga ai fillestari i propozuar nga KE. Drafti i Presidences së BE ka më shumë kritere dhe ashpërsime në luftën ndaj korrupsionit, kritereve ekonomike dhe për pakicat kombëtare.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x