Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shprehur mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Në llogarinë e saj Instargram, Bebe ka ndarë thirrjen për protestë, ku me një mesazh mbështetjeje në prag të marshimit të madh të 18 majit, ylli me origjinë shqiptare i ka dhënë kësaj beteje përmasa të mëdha. Tashmë falë saj, kauza e studentëve shqiptarë për gjuhën amtare mori vëmendje të jashtëzakonshme.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, kemi luftuar ta ruajmë dhe ta mbajmë gjallë.
Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e tij, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare.
Studentët po protestojnë kundër ndalimit të dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe këtë të hënë që vjen.
Studentët shqiptarë meritojnë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët.”, shkruan Bebe Rexha.


Gjuha shqipe nuk po mbrohet më vetëm në Ballkan, por po bën jehonë në çdo cep të globit.
Kur figurat tona me famë ndërkombëtare rreshtohen krah rinisë, kjo nuk është më thjesht një protestë lokale, por një alarm ndërkombëtar për të drejtat që po na mohohen.
- Takimi mes FIFA-s dhe Iranit shkon siç pritej, përfaqësuesja aziatike merr vendimin për Botërorin 2026 - 17/05/2026
- “Fundi i një epoke”/ Në Angli janë të bindur, Pep Guardiola largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Ja kush do e zëvendësojë - 17/05/2026
- Vizita në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Brazilit zbulon detaje nga takimi me Trump: I dhashë marrëveshjen bërthamore për Iranin - 17/05/2026