Pas miratimit të rezolutës për integrimin në Bashkimin Europian, që mori 104 vota pro, kanë reaguar edhe politikanët.
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha me anë të një postimi në X shprehet se miratimi i kësaj rezolute përbën moment me rëndësi të veçantë politike dhe kombëtare.
Hoxha deklaron se integrimi në BE mbetet një prioritet absolut kombëtar, duke shtuar se duhet të na bashkojë, pavarësisht dallimeve në bindjet politike.
“Miratimi (me thuajse unanimitet – vetëm një abstenim) i #rezolutës në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në #BashkiminEvropian përbën një moment me rëndësi të veçantë politike dhe #kombëtare.
Ai është një shenjë e qartë e #pjekurisë politike dhe demokratike, një konfirmim i rrugës së drejtë që #Shqipëria ka zgjedhur dhe po ndjek, si edhe një tregues domethënës i mbështetjes së gjerë dhe të qëndrueshme që gëzon #rrugëtimi evropian i vendit në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe politikës.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar që na bashkon përtej #dallimeve politike, në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët #evropiane për vendin dhe qytetarët tanë”, shkruan Hoxha.
- Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE - 14/05/2026
- Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës - 14/05/2026
- Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet - 14/05/2026