Megjithë akuzat e forta, kryesisht nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, drejtuar qeverisë, ajo që po bie sy në seancën e sotme në Kuvend është një klimë konsensusi, e cila pritet të kulmojë me votimin e draft rezolutës së hartuar nga të dyja palët.
Larg vëmendjes së mediave, shumica dhe opozita u mblodhën në Komisionin e Jashtëm dhe diskutuan për një draft të përbashkët për anëtarësimin në BE.
E megjithatë, në publik, opozita tha se shumica “ishte dorëzuar” për të pranuar propozimet e saj.
Një prej pikave të draft rezolutës, që sipas opozitës ishte kërkesë e saj, ka të bëjë me anëtarësimin e plotë në BE.
“…Të refuzojë çdo nismë, akt apo veprim që devijon nga kursi i qenësishëm i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në draft rezolutë.
Ky paragraf sipas opozitës vjen pas letrës së përbashkët së bashkët mes Ramës dhe Vuccicc për anëtarësim pa të drejtë vetoje.
Dokumenti flet gjithashtu për përfshirjen e opozitës, por edhe për angazhimet kësaj të fundit.
“Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik”, thuhet në dokument.
Një tjetër detaj i “ëmbëlsisë” mes shumicës dhe opozitës u regjistrua edhe gjatë fjalimit të Berishës në Kuvend.
Më parë, pas përfundimit të kohës në foltore, Berishës i kërkohej nga deputetët e shumicës të largohej dhe t’u linte radhën deputetëve të tjerë për të diskutuar. Ndërkohë që sot teksa ra gongu i përfundimit të kohës, kreu i grupit të PS-së, i kërkoi Peleshit që t’i jepte kundërshtarit të tij politik edhe një tjetër minutë nga ato të socialistëve.
- FIFA paralajmëron super-show: Shakira, Madonna dhe BTS do ndezin finalen e Botërorit 2026 - 14/05/2026
- Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës - 14/05/2026
- Zbardhet rezoluta e integrimit e dakorduar mes PS dhe opozitës: Angazhim i përbashkët për negociatat me BE-në - 14/05/2026