Dua Lipa po përgatit listën e dasmës (do të martohet në shtator me aktorin Callum Turner në Palermo) dhe njëkohësisht ka hapur padi ndaj Samsung. Pa shaka, këngëtarja shqiptare ka paditur kompaninë koreano-jugore për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.
Avokatët e saj kanë paraqitur një padi prej 15 milionë dollarësh, duke pretenduar se Samsung ka përdorur një fotografi të saj për të shitur televizorë. Sipas Variety, Samsung e ka përdorur imazhin e këngëtares së “Training Season” dhe “Levitating” në paketimet prej kartoni të televizorëve që prej vitit të kaluar.
Kur artistja është vënë në dijeni, ka kërkuar ndërprerjen e përdorimit të imazhit të saj, por sipas avokatëve të saj, kompania ka reaguar me “indiferencë dhe mungesë ndjeshmërie”, duke refuzuar kërkesën.
“Fytyra e Lipës është përdorur në mënyrë të dukshme për një fushatë marketingu masiv për një produkt konsumator, pa dijeninë e saj, pa kompensim dhe pa asnjë mundësi kontrolli apo ndërhyrjeje,” thuhet në padi. “Lipa nuk e ka autorizuar dhe nuk do ta kishte autorizuar këtë përdorim.”
Sipas padisë, Dua Lipa mban të drejtat e autorit mbi fotografinë, e cila është shkrepur në prapaskenë gjatë Austin City Limits Festival në vitin 2024.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026