Zbulohet arsyeja pse deputeti socialist Erion Braçe, në një skenë të rrallë në Parlamentin e Shqipërisë, iu afrua kryetarit të PD, Sali Berisha dhe pati një debat me te nga afer.
Socialisti Braçe i tregoi Berishes një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane, pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.
Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT.
Sipas pamjeve të seancës, edhe Berisha i ka treguar diçka Braçes nga tableti i tij, ndërsa replikat mes tyre kanë vijuar edhe jashtë foltores, në një diskutim të drejtpërdrejtë për çmimet e hidrokarbureve në vend.
- Flamingot deshën të rinonin protestën, por ‘plakën’ studentët - 13/10/2026
- Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) - 13/10/2026
- “Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces! - 13/10/2026