Kuvendi mblidhet këtë të enjte (7 maj) në seancë plenare, ku do të diskutojë për një sërë çështjesh me fokus në interpelancat me anëtarët e qeverisë, ndryshimet ligjore në sektorin fiskal dhe energjetik, si edhe emërimet në institucione të rëndësishme shtetërore.
Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të hapet me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftimet parlamentare.
Pika kryesore e diskutimeve pritet të jetë interpelanca urgjente me Kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë edhe me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.
Në seancë do të zhvillohet edhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, me kërkesë të deputetes Ina Zhupa.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu një sërë projektligjesh dhe aktesh normative, mes të cilave ndryshime në ligjin për akcizat, taksat kombëtare, Kodin Rrugor dhe ligjin për shtetësinë. Në rend dite është edhe projektligji për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital.
Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe projektligji për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri në kuadër të programit IPA 2021-2027.
Seanca parashikon gjithashtu votime për disa poste të rëndësishme institucionale, përfshirë zgjedhjen e Komisionerëve të Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si dhe emërime në Bankën e Shqipërisë.
- Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare - 07/05/2026
- Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi - 07/05/2026
- Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë - 07/05/2026