U mbajt sot ceremonia solemne e dhënies së titujve “Doctor Honoris Causa” për personalitete të njohura ndërkombëtare të së drejtës, akademisë dhe artit.
Kryeministri Edi Rama në ceremoni kujtoi se Tirana mirëpret sot Bordin e Kongresit Botëror të Ligjit, një ngjarje që do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare.
Kreu i qeverisë do të dorëzoje titullin “Doctor Honoris Causa” për profesor Ricardo Hausmann, ndërsa ka dhënë detaje në lidhje me takimin e parë në Tiranë.
“Privilegj të jemi kryeqyteti pritës i Kongresit Botëror të Ligjit. Nesër do të jemi në një sesion të posaçëm që është prelud i Kongresit sipas traditës së kësaj platformë që mbledh njerëz të spikatur të ligjit.
Sot këtu u thirra për të pararendur me fjalën time titullin “Doctor Honoris Causa” për Ricardo Hausman.
Ka shumë ekonomistë që bnëjnë shpjegime pasi bota ndryshon dhe ka shumë pak ekomistë që e ndryshojnë përpara se bota ta vërë re. Profesori i takon kategorisë së dytë.
Nuk ishte dëgjuar që një piktor të donte të bëhej kryeministër, Ricardo ishte vetë në opozitë. Kuptova diçka të rëndësishme për të marrë vëmendjen e tij duhej që fillimisht të fitosh zgjedhjet, që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut, kështu që sapo fitova Ricardo erdhi si një ekspert plus që vjen në një vend në zhvillim me mençuri të huazuar dhe me biletën e kthimit të rezervuar, dhe pa asnjë synim për të lënë gjurmë pas.
Erdhi me çizme në terren dhe kjo ka rëndësi sepse vende si i ynë kanë parë shumë ekspertë që dinë çdo gjë, ta shpjegojnë vendit pasi kalojnë 6 orë në hotel dhe përgatisin raore të trasha që nuk i lexon njeri. Ka edhe ekspertë që të fajësojnë ty për dështimet e tyre.
Biseda ynë e parë u bë në një rooftop në Tiranë dhe foli për nevojën të kuptonte se cilat do të ishin burimet me të cilat do të kishte”, tha Rama.
- Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës! - 06/05/2026
- “Duhet të kaloja një ‘vetting’ që ta takoja”, Rama dorëzon “Doctor Honoris Causa” për Ricardo Hausmann - 06/05/2026
- Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner - 06/05/2026