Ky është një sezon ku në Napoli kanë nisur të ëndërrojnë për gjëra të mëdha, fundja shifrat e bluve janë me të vërtetë fantastike. Mes Serie A dhe Champions League, ekipi i Spallettit nuk ka rivalë, sot përballë Sassuolos synojnë fitoren e 13-të radhazi. Në stadiumin ‘Maradona’, tifozët e Napolit të gjithë besojnë se ky ekip mund të ec në gjurmët e legjendës, mitit të tyre, Diego Armando Maradona, ky grup këtë vit realisht mund të fitojë titullin kampion në Serie A. Trajneri Spalletti është përpjekur të mbajë ekipin e tij të karikuar përpara këtij takimi teksa kërkon një fitore për t’ia dedikuar pikërisht, Diego Armando Maradonës. Java e 12-të e gjen Napolin të vetën në krye të Serie A në kuotën e 29-të pikëve, 3 më shumë se sa Milan.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026