Deputetja e PS-së në qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, i bëri thirrje qeverisë që të investojë në portin e liqenit të Komanit, zonës që është shndërruar në destinacion turistik për qindra dhe mijëra turistë vendas dhe të huaj që kërkojnë të zbulojnë perlat e veriut.
Koçeku tha se porti i Komanit ka nevojë për investime në infrastrukturë, zgjerim dhe hapësira dinjitoze. Porti i ndërtuar në vitin 1987, atëherë për vendas dhe pak punëtorë, sot shkelet nga qindra mijëra turistë në vit, dhe “nuk duhet që të ndodhë një aksident serioz që të veprohet”- paralajmëroi ajo.
“Duhet të vendosim një standard për një destinacion që shfaqet në guidat turistike të botës dhe që sjell të mira ekonomike e sociale jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Veriun. T’ia ndryshojmë faqen atij vendi, që të mos duket më si një dyndje popujsh, por si një portë dinjitoze drejt Alpeve shqiptare”- tha deputetja Koçeku mbrëmë në Kuvend.
- Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove - 23/07/2026
- Protestuesit, gurë policisë/ Leka: Aktet e dhunshme tregojnë nervozizmin e organizatorëve dhe pagatorëve të tyre - 23/07/2026
- Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren/ PS miraton me mbi 80 vota raportet e institucioneve të pavarura, votohet edhe kreu i ri i Prokurimeve Publike - 23/07/2026