Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin sot në Athinë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Rama tha se i kërkon ndjesë se nuk ka një veshje aq zyrtare sa ai, ndërsa Mitsotakis i është përgjigjur se e vlerësojnë krijimtarinë që ka në përzgjedhjen e veshjeve.

“Është një nder për mua të jem këtu, dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Kështu që shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli”, tha Rama.
“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë krijues në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen”, iu përgjigj homologu.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shkrihet” inspektorati i Shkodrës, Sula flet për sigurinë ushqimore: Janë marrë disiplinore, janë shkarkuar10 inspektorë - 22/04/2026
- “Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës dhe Mitsotakis në Athinë: Ne na pëlqen si vishesh, je krijues - 22/04/2026
- Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE - 22/04/2026