5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Presidenti Begaj mirëpret anëtarë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit dhe Evropës

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave. 

Gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër Presidenti Begaj vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin  në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.

Njëkohësisht, në idetë e shkëmbyera në këtë pritje Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x