Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se kreu i PD, Sali Berisha ka kërcënuar prokurorë të SPAK, për të mos prekur dosjen e 21 janarit.
Në një intervistë për ABC News, Mahmutaj u shpreh se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i trembet Berishës, për shkak të kërcënimeve që i janë bërë.
“Berisha i ka kërcënuar me dhjetëra herë prokurorët e SPAK. Edhe Meta i ka kërcënuar, familjarisht, Berisha ka kërcënuar pa e vrarë mendjen fare. Kemi linçim publik dhe familjar të emrave të prokurorëve. Të gjithë i tremben Berishës. Është e kotë, edhe po t’ua zgjasin mandatin, Berisha nuk do hetohet për gjërat makabre që ka bërë. Berisha do marrë dënime qesharake. Dënohet për truallin e Partizanit dhe nuk merret nën hetim për 1997, zhdukjen e Remzi Hoxhës, Gërdecin apo 21 janarit.”, theksoi ai.
- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025