Nuk ka vendim në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi thanë se vendimi do të merret nesër.
“Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, tha Bardhi.
“Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Çështja e zgjedhjeve është përgjegjësi e madhe dhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet. Nesër do të jetë mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve. Do të sjellin edhe ata atë që është nevoja dhe interesi. Derisa të zyrtarizohen duroni”, tha Alibeaj.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët janë të ndarë në qëndrime.
Grupi që është kundër nxjerrjes së kandidatëve për kryetarë bashkie, por vetëm anëtarë për këshilla bashkiak, përbëhet nga:
1-Gazment bardhi
2-Jorida Tabaku
3-Dhurata cupi
4-Saimir koreshi
5-Dashnor sula
6-Lefter geshtenja
7-Flamur hoxha
8- Bledion Nallbati
Grupi pro:
1-Enkelejd alibeaj
2.Zheni Gjergji
3. Eralda Tase
4. Oriola pampuri (vetem aty ku ka marrëveshje baza mos nxjerrim)
5.Kreshnik collaku (vetëm aty ku ka marreveshje baza mos nxjerrim kandidate)
6.Roland bejko
7.Fitim Zekthi
8. Jonila godole
9. Gazment Koduzi
10. Taulanda Jupi.
Grupi i tretë:
1- Endri Hasa (garojme në disa bashki)
2-Agron Kapllanaj (garojmë në pak bashki, vetëm aty ku mendojmë se fitojmë).
Grupi pa qëndrim:
Flutura Açka
Agron Gjekmarkaj
Ferdinand Xhaferraj
Andia Ulliri
Emilja Koliqi
Merita Bakiu
Seladin Jakupllari.