Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një artikulli të publikuar nga Bloomberg dhe debatit publik që pasoi, duke i cilësuar si “tenxhere politike e mediatike” që, sipas tij, po shtrembërojnë realitetin.
Në reagimin e tij, Rama mohoi një sërë pretendimesh që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale, duke i cilësuar si gënjeshtra pohimet se Shqipëria nuk është ftuar realisht në Bordin e Paqes të Presidentit Donald Trump, se vendi do të paguajë 1 miliard euro apo se palestinezë do të strehohen në Shqipëri. Sipas kryeministrit, e vërteta është “shumë më e thjeshtë” dhe lidhet me një moment nderimi ndërkombëtar për Shqipërinë.
Reagim i Edi Ramës:
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!
Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB
❌GËNJESHTËR
Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO
❌GËNJESHTËR
Palestinezët do të vijnë në Shqipëri
❌GËNJESHTËR
E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë:
Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht.
Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë.
Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani
- “1 miliardë euro për Bordin e Paqes”/ Rama reagon pas artikullit të “Bloomberg”: Shqipëria as nuk do paguajë, as nuk do vijnë palestinezë - 18/01/2026
- Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar - 18/01/2026
- Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha - 18/01/2026