14.5 C
Tirana
05 / 02 / 2025

Zonja e Parë e Sirisë shfaqet në Turqi krah gruas së Erdogan, njihuni me Latifa al-Daroubi

Zonja e re e parë e Sirisë, Latifa al-Daroubi, bëri paraqitjen e saj të parë jashtë vendit, duke vizituar Turqinë me bashkëshortin e saj, Ahmed al-Sara.

Sipas mediave të huaja, kjo vizitë erdhi, në kuadër të vizitës së Presidentit të ri të Sirisë në Ankara. Zonja al-Daroubi u takua edhe me gruan e Recep Tayyip Erdogan, Emine, me të cilën shkrepën edhe një fotografi.

Siç raportojnë mediat turke, në takimin mes dy grave në Ankara, Latifa al-Daroubi dhe Emine Erdogan shkëmbyen mendime për ndihmën humanitare, fuqizimin e grave dhe rolin e arsimit.

Dy Zonjat e Parë diskutuan gjithashtu hapat që Turqia dhe Siria mund të ndërmarrin së bashku për të mbështetur gratë dhe fëmijët që vuajnë nga luftërat në mbarë botën.

Znj. Al-Daroubi thuhet se shprehu mirënjohjen e saj për Turqinë për mbështetjen e Ankarasë në rindërtimin e Sirisë.

“Kam pasur kënaqësinë të mirëpres zonjën Latifa al-Daroubi, bashkëshorten e presidentit sirian, e cila bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë. Patëm rastin të diskutonim për disa çështje të rëndësishme si ndihma humanitare, solidariteti social, forcimi i pozitës së gruas dhe roli i arsimit. I thashë se ne qëndrojmë pranë popullit sirian, siç kemi bërë në të kaluarën, në procesin e rindërtimit të Sirisë dhe shërimit të plagëve të saj. Besoj se e ardhmja e paqes dhe stabilitetit do të jetë rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe shpresoj që çdo hap që bëjmë në këtë drejtim të jetë një shpresë për banorët e rajonit” shkroi Emine Erdogan në ‘X’, pas takimit që zhvilluan.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x