12.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

Zbulohen të tjera detaje rreth vdekjes së 22-vjeçares keniane

Zbulohen të tjera detaje rreth hetimit për dhunimin me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në Gushtin e vitit 2022.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci ka mësuar se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve.

Sipas gazetares Daci, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.

Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte. Polica e ka identifikuar këtë punonjës nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, duke lëvizur me scuter.

Ai ka pranuar se më herët ka lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja kishte blerë scuterin.

Por sa i përket dhunimit me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, nuk ka ende asnjë person të arrestuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x