Një ditë pasi paralajmëroi subjektet që kanë zaptuar hapësirat publike me tenda, mushama apo kioska, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot të disa bizneseve nga zona e 21 Dhjetorit në Tiranë.
Postimi i Ramës
Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike të qytetarëve, krim mjedisor dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!
- Çfarë përmban propozimi i Trump për armëpushim dhe a mund t’i japë fund luftës së Izraelit në Gaza? - 07/07/2025
- Raundi i parë i bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje - 07/07/2025
- Izolohen tri vatra zjarresh në vend, MM: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar - 07/07/2025