Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat e thella malore të juglindjes së vendit. Më të dendura kanë qenë në lartësitë mbi 1400 m. Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5cm aq sa është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve për të normalizuar qarkullimin nga “Muri i Musait” deri në Majë të Bigllës, aty ku e trashësia ka qenë më e madhe.
Reshje dëborë ka patur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.
Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.
Dëbora ka sjellje ulje të temperaturave, por deri tani sipas specialistëve të bujqësisë nuk ka shkaktuar dëme në frutikultur
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE - 24/11/2026
- “Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale - 24/11/2026
- “Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në… - 23/11/2026