7.5 C
Tirana
07 / 04 / 2026

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim urgjent drejtuar qytetarëve në Iran, duke u kërkuar që të shmangin përdorimin e trenave dhe udhëtimin me hekurudhë deri në orën 21:00 sipas kohës lokale.

Paralajmërimi u publikua të martën në një postim në gjuhën persiane në platformën X (ish-Twitter).

Për arsye sigurie, ju kërkojmë me mirësi që nga ky moment e deri në orën 21:00 sipas kohës iraniane të mos përdorni dhe të mos udhëtoni me tren në asnjë pjesë të Iranit,” thuhet në njoftim.

“Prania juaj në trena dhe pranë linjave hekurudhore e vë jetën tuaj në rrezik,” shton më tej paralajmërimi.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e këtij paralajmërimi, por mesazhi i saj sugjeron se ekziston një kërcënim i menjëhershëm ndaj transportit hekurudhor në Iran.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x