Kanë rënë ndjeshem hyrje daljet në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare që lidhën vendin tonë me Greqinë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 3700 shtetas shqiptar dhe të huaj.
Në kushte të tilla policia kufitare punon me dy sportele në dalje dhe po aq në hyrje. Edhe diten e sotme bëjnë më dije të njejtat burime levizjet kanë qenë normale në të dy anët e kufirit ndaj dhe për këtë edhe pala greke ka punuar me katër sportele.
Në qoftëse në Kapshticë ka rënë ndjeshëm numeri i levizjeve në Qafë Thanë në hyrje nga Maqedonia e Veriut në hyrje gjatë 24 orëve të fundit ka qenë i lartë pasi kanë hyrë 2415 shtetas dhe kanë dalë 1995 shtetas të tjerë.
Edhe në Qafë Thanë punohet me katër sportele, dy në hyrje dhe dy të tjerë në daljen.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026