22.5 C
Tirana
24 / 10 / 2025

Trump tallet me Putinin pas reagimit për sanksionet e reja amerikane: Le të shohim pas gjashtë muajsh

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.

Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.”

Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x